U takuan dy Agimët, kjo është kërkesa e Bahtirit për Veliun

Aktuale

U takuan dy Agimët, kjo është kërkesa e Bahtirit për Veliun

Nga: A.M. Më: 12 tetor 2019 Në ora: 11:36
Agim Veliu, Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, njëherësh edhe anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri është takuar me Agim Veliun, kryetarin e Komunës së Podujevës dhe nënkryetar i LDK-së.

Bahtiri përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “mikut tim i kërkova që të jep kontribut maksimal për arritjen e marrëveshjes finale mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, sepse Kosova nuk ka kohë për të humbur”.

Postimi i plotë:

Pata kënaqësinë që kafen e mëngjesit ta pi me nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliu, të cilin e përgëzova për kontributin e dhënë në fitoren e partive opozitare në zgjedhjet e 6 tetorit.              

Mikut tim i kërkova që të jep kontribut maksimal për arritjen e marrëveshjes finale mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, sepse Kosova nuk ka kohë për të humbur.

Vendit i duhet formimi sa më i shpejt i Qeverisë, ku të gjithë duhet të punojmë që kjo të bëhet në afat ligjor dhe pa humbje kohe.

AB

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat