Si e arsyetojnë skandalin me Peter Handken – Sekretari i Akademisë suedeze flet NYT

Aktuale

Si e arsyetojnë skandalin me Peter Handken – Sekretari i Akademisë suedeze flet NYT

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 11:48
Peter Handke

Vendimi i Akademisë suedeze që t’i ndajë çmimin Nobel për letërsi, austriakut Peter Handke, ka nxitur reagime të jashtëzakonshme, duke qenë se Handke ka qenë një përkrahës i regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Lidhur me një vendim të tillë për The New York Times ka folur sekretari i Akademisë Suedeze, Mats Malm, i cili ka thënë se “nuk është në mandatin e akademisë që të balancojë kualitetin letrarë në raport me  qëndrimet politike”.

Ndërkohë në anën tjetër CNN gjithashtu u ka kërkuar një koment nga Fondacioni Nobel lidhur me vendimin për t’ia dhënë Handkes çmimin për letërsi.

Nga ky fonacion kanë thënë që “asnjëherë nuk i komentojnë përzgjedhjet e pavaruara të cilat jepen nga institucionet të cilat zgjedhin laureatët për Çmime Nobel”.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe ambasadorja e Republikës së Kosovës në Washington, Vlora Citaku, ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, shkrimtari me famë botërore, Selman Rushdie e historian nga Britania e Madhe, të cilët janë shokuar me një vendim të tillë të Akademisë Suedeze.

Handke ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat