Vjedhjet e votave brenda partisë, Miftaraj këshillon politikanët për adresimin e tyre

Aktuale

Vjedhjet e votave brenda partisë, Miftaraj këshillon politikanët për adresimin e tyre

Nga: G.B Më: 12 tetor 2019 Në ora: 12:33
Ehat Miftaraj

Pas zgjedhjeve, kandidatët për deputetë kanë dal me ankesa të ndryshme, lidhur me vjedhjen e votave nga anëtarët e partisë.

E për këtë, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, i ka këshilluar ata që të ankohen në KQZ, në partinë e tyre dhe së fundmi në Prokurorinë e Shtetit, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Fjala e urte popullore “me ta ba dikush, ke nje dere mu anku, ama kur te ja bon vetes, ske ku ankohesh”.

Njejte edhe me kandidatet e partive politike qe po ankohen se iu jane vjedh votat prej vet kolegeve/dostave/bashkepartiakeve!

Keshille miqesore, keto hajnite brenda llojit, se pari raportoni ne KQZ (permes ankesave), se dyti mund te ankoheni edhe ne partine e juaj (nese edhe me tutje i besoni partise), se treti e keni adresen ne Prokurorin e Shtetit.

Ama mos u ankoni e mos vajtoni para qytetareve, se na nuk kemi faj! Ju vet iu keni besu vlerave dhe parimeve te vet partise suaj dhe bashkepartiakeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat