Kujtim Shala tregon se a do të bëhet Kryetar i Kuvendit

Aktuale

Kujtim Shala tregon se a do të bëhet Kryetar i Kuvendit

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 13:37
Kujtim Shala

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës Kujtim Shala, mohon se është propozuar për Kryetar Kuvendi nga partia e tij, para arritjes së marrëveshjes për koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Shala, se aktualisht po diskutohet vetëm për programin qeverisës dhe jo për ndarje të përgjegjësive.

“Jo, nuk është përfolur në asnjë takim emri im për pozitën e Kryetarit të Kuvendint. Krejt çka kemi diskutu, kanë qenë lidhur me programin qeverisës“, u shpreh ai përmes linjes telefonike.

Ndryshe, Shala ka shërbyer si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës për dy mandate.

Marrëveshja për koalicion mes LVV-së dhe LDK-së pritet që të arrihet pas certifikimit të rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Gjatë ditës së sotme përfaqësues të dy partive kanë zhvilluar një takim. Numri dy i LDK-së Agim Veliu, dhe i angazhuari rishtazi në LVV Agim Bahtiri, kanë diskutuar gjerë e gjatë lidhur me marrëveshjen për koalicion qeverisës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat