Fisnik Ismaili tash ka më shumë kohë të lirë, i replikon edhe faqes në FB me emrin “Qy Budalla”

Aktuale

Fisnik Ismaili tash ka më shumë kohë të lirë, i replikon edhe faqes në FB me emrin “Qy Budalla”

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 17:49
Fisnik Ismaili

Pas dështimit për t’u rizgjedhur deputet i Kuvendit dhe paralajmërimit për largim nga politika, Fisnik Ismaili, i njohur shkurtimisht si Fisi, është rikthyer të jetë aktiv në rrjetin social Facebook.

Me më shumë kohë të lirë pas përfundimit të fushatës zgjedhore, Fisi është parë shumë aktiv duke replikzar me pothuajse secilën llogari të rrjetit social Facebook. Madje, ai ka gjetur kohë që t’i replikojë edhe një llogaria të emërtuar “Qy Budalla”.

I provokuar nga llogaria në FB me emrin “Qy Budalla” për largimin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Fisi i ka reaguar kësaj llogarie me ofendim – si zakonisht.

“Veç n’Deçan i kam 55 vota budallicë”, ishte reagimi i Fisit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat