Ushtaraku shqiptaro amerikan paralajmëron VV-në dhe LDK-në, ja kush po e sundon politikën e Kosovës

Aktuale

Ushtaraku shqiptaro amerikan paralajmëron VV-në dhe LDK-në, ja kush po e sundon politikën e Kosovës

Nga: N.H Më: 12 tetor 2019 Në ora: 18:49
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

LDK-ja dhe VV-ja vazhdojnë negociatat për krijimin e qeverisë së re dhe në skenë ka dalë emri i parë i propozuar për Kryetarin e Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa, lidhur me ketë koalicion, ka reaguar edhe Ushtaraku shqiptaro amerikan, Muharrem Maralusha, përcjell gazeta “Bota sot”.

Ai është i mendimit se janë edhe me tej serbët ata të cilët po e sundojnë politikën e Kosovës, me anë të agjentëve të tyre, të infiltruar në SHIK.

Ndërsa, sa i përket koalicionit VV-LDK, Marakusha konsideron se shpërndarja e këtij koalcioni filloj para se të formohet.

“Shpërndarja e koalicionit LDK-VV filloj para se me u formua. Serbet po e sundojnë politikën e Kosovës me anë të agjentëve të tyre që janë infiltruar në SHIK”, ka shkruar ushtaraku shqiptaro amerikan në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat