Kandidati i PDK-së nuk lë gjë pa thënë për komisionerët: Me horra veç një rrugë është e hapur

Aktuale

Kandidati i PDK-së nuk lë gjë pa thënë për komisionerët: Me horra veç një rrugë është e hapur

Nga: A.ZH Më: 12 tetor 2019 Në ora: 19:33
PDK

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet Blerim Latifi, ka shpërthyer me akuza ndaj komisionerëve dhe vëzhguesve në vendvotime.

Ai në një postim në Facebook, ka akuzuar ata për “pazare të ndyra” me votat në zgjedhjet e 6 tetorit, përcjell Bota sot.

Latifi, madje i ka quajtur “horra” ata, duke thënë se me ta nuk shkohet në Evropë.

Postimi i Latifit:

Gjatë fushatës më pyesnin njerëzit: Si i ke punët me komisionerët në vendvotime? Po me vëzhguesit? E si duhet t'i kem?, i pyesja. Për t'i ruajtur votat tua, më përgjigjeshin. Dhe vazhdonin : Nëse komisionerët nuk janë me ty, votat t'i marrin dhe ua hedhin të tjerëve, gjatë përpilimit të tabelave përfundimtare. Por, e keqja nuk sosë këtu, sepse edhe në rastin kur komisionerët janë me ty, duhet t'i ruash ata, për arsye se vjen tjetri dhe t'i blenë me para.

Pra, thënë shkurt e shqip: demokracia kosovare, që në aktin e saj themelor, është një mashtrim i madh, një pazar i ndytë komisionerësh e vëzhguesish. Vullneti i qytetarëve fillon e falsifikohet me t'u mbyllur qendrat e votimit. E pastaj ankohemi se Europa nuk po na i hapë dyert! Natyrisht që nuk na i hapë. Me horra nuk shkohet në Europë. Me horra veç një rrugë është e hapur: rruga e shtetit të dështuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat