KQZ bënë gabim të madh në publikimin e rezultateve në faqen zyrtare të saj

Aktuale

KQZ bënë gabim të madh në publikimin e rezultateve në faqen zyrtare të saj

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 20:22
KQZ

Faqja zyrtare e Komisionit Qendror Zgjedhor, ka bërë një gabim të madh, sa i përket rezultateve zgjedhore në një vendvotim në Komunën e Drenasit.

Në faqen zyrtare të KQZ-së, thuhet se janë numëruar 100 për qind të votave dhe kësisoj në të thuhet se numri total i votuesve ka qenë 329 votues.

Mirëpo, në rezultatet e publikuara për këtë vendvotim për secilin subjekt politik, del se aty janë llogaritur votat e 419 personave.

Lidhur me këto lëshime që kanë ndodhur në disa komuna të vendit, disa parti politike po kërkojnë rinumërim të votave në nivel vendi.

Media, ua sjell rezultatet e publikuara nga KQZ dhe mospërputhjen e tyre:

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat