Adriatik Kelmendi: Ja sa mijë vota të PDK-së kanë rrjedhur te VV-ja në këto zgjedhje

Aktuale

Adriatik Kelmendi: Ja sa mijë vota të PDK-së kanë rrjedhur te VV-ja në këto zgjedhje

Nga: A.ZH Më: 12 tetor 2019 Në ora: 21:42
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi, ka analizuar rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2014 dhe të vitit 2019 në Kosovë.

Ai ka thënë se nëse krahasohen këto zgjedhje, del se numri më i madh i votave për Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit janë vota që dikur kanë qenë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas tij, del se rreth 50 mijë vota të PDK-së kanë rrjedhur te VV-ja në këto zgjedhje, për shkak se tash VV-ja ka më se 200 mijë, kurse PDK-ja rreth 170 mijë, përcjell Bota sot.

Postimi i Kelmendit:

Digresion: Nëse analizohen rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2014, del se numri më i madh i votave për VV-në në zgjedhjet e fundit janë vota që dikur kanë qenë të PDK-së.

Para 5 vjetësh, PDK-ja kishte rreth 222 mijë vota, kurse VV-ja afro 100 mijë. E vërtetë, në zgjedhjet e fundit kanë dalë diç më tepër votues se në zgjedhjet e vitit 2014, si dhe LDK-ja, AAK-ja dhe Nisma, ose kanë shënuar rritje ose kanë mbetur në votat e njëjta (rasti i Nismës).

Por, me këtë përllogaritje, del se rreth 50 mijë vota të PDK-së kanë rrjedhur te VV-ja në këto zgjedhje, për shkak se tash VV-ja ka më se 200 mijë, kurse PDK-ja rreth 170 mijë.

Pra, shumëkush nga elektorati i PDK-së sot e gjen veten të përfaqësuar nga VV-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat