Taksa 100%, Ceko: Nëse serbët harrojnë dhe falin, shqiptarët nuk harrojnë

Aktuale

Taksa 100%, Ceko: Nëse serbët harrojnë dhe falin, shqiptarët nuk harrojnë

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 07:40
Enriko Ceko

Sipas Cekos, Serbia ka bërë përpjekje maksimale për të ndërprerë bisedimet me Kosovën, që më pas pasoi taksa 100% për mallrat serbe.

Kështu deklaroi senatori Enriko Ceko në RTV Ora.

Për Cekon nëse serbët harrojnë dhe falin, shqiptarët nuk harrojnë.

Gazetari: Pse duhej një taksë si ajo 100% e vendosur ndaj Serbisë, që të rriteshin shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Nuk mund të ndodhë ky bashkëpunim përmes mekanizmave të tjerë?

Ceko: Serbia ka ndërmarrë disa hapa tepër të gabuar në aspektin gjeopolitik që në vitin 2013 kur ka bërë përpjekje maksimale për të ndërprerë bisedimet me Kosovën në lidhje me njohjen e dyanshme të shteteve, në vendosjen e marrëdhënieve normale mes dy vendeve, që pretendojnë se e kanë lënë pas të kaluarën. Nëse serbët harrojnë dhe falin, shqiptarët nuk harrojnë. Shqiptarët duhet të ishin në tavolinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat