Kurti: Grupet punuese LVV-LDK, pritet të takohen javën e ardhshme

Aktuale

Kurti: Grupet punuese LVV-LDK, pritet të takohen javën e ardhshme

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 11:38
Albin Kurti

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti pas takimit me Nenad Rashqin, tha se arsyeja e takimit ka qenë për të parë së afërmi se si ka shkuar procesi zgjedhor i 6 tetorit në zonat serbe.

I pyetur se a i ka bërë ofertë Rashqit për koalicionin e ardhshëm dhe si ishte vullneti i tij, Kurti u rezervua në përgjigje, por shprehu fjalë të mira për Rashiqin, duke e cilësuar si njërin ndër serbët e Kosovës më të ndershëm sa ishte pjesë e institucioneve të Kosovës.

Kurti para mediave foli edhe për diskutimet për koalicion qeverisës me LDK-në, teksa tha se javën e ardhshme pritët të diskutojnë grupet punuese për harmonizim të programeve.

Për dallim nga Albin Kurti, Nenad Rashiq përkundër insistimit nuk ka dashur të deklarohet për media.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat