Kurti tregon pse ndodhi helmimi i zyrtarëve me zarfet nga Serbia

Aktuale

Kurti tregon pse ndodhi helmimi i zyrtarëve me zarfet nga Serbia

Nga: A.ZH Më: 13 tetor 2019 Në ora: 13:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete Tinka Kurti, ka reaguar pas lajmit të helmimit të 26 zyrtarëve në Qendrën e Numërimit, nga zarfet me vota të ardhura nga Serbia.

Ajo në një postim në Facebook, ka thënë se kjo po ndodhë, pasi sipas saj, mërgata po shihet si armike e Kosovës, ndërsa Serbia po privilegjohet, përcjell Bota sot.

“Kur e trajton mërgatën si armike e Serbinë e privilegjon. "Për shkak të zarfeve të ardhura nga Serbia, dyshohet për 26 zyrtarë të helmuar në Qendrën e Numërimit".”, ka shkruar Kurti.

Në një postim tjetër, Kurti ka shtuar se sikur zyrtarët serbë të helmoheshin nga Kosova, Serbia do të thërriste Këshillin e Sigurimit brenda minutave.

“26 zyrtarë të QNR-së helmohen nga Serbia. Me pas ndodhë anasjelltas, deri tash Serbia do ta kish thirr Këshillin e Sigurimit e nuk kishin lënë gur pa lëviz brenda minutash. Serbia nuk ka ndryshu e për fat të keq as ne karrshi saj. Por tash përfundimisht ka ardhë dita për një politikë tjetër”, ka thënë ajo.

Ndryshe, zyrtarët e helmuar janë paraqitur Me kruraje, djegie e temperaturë pranë qendrës kryesorë të Mjekësisë Familjare në Prishtinë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat