Zyrtari i AAK-së: A t’ia çojmë edhe ne Serbisë do zarfe me vota të helmuara?!

Aktuale

Zyrtari i AAK-së: A t’ia çojmë edhe ne Serbisë do zarfe me vota të helmuara?!

Nga: A.ZH Më: 13 tetor 2019 Në ora: 13:11
Muharrem Nitaj

Pas lajmit për helmimin e 26 zyrtarëve në Qendrën e Numërimit të votave nga zarfet e ardhura nga Serbia, ka reaguar edhe ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Muharrem Nitaj.

Nitaj në një postim në Facebook, ka pyetur nëse edhe Serbisë duhet t’i dërgohen zarfe të helmuara si masë reciprociteti, përcjell Bota sot.

“Ky është reciprociteti me Serbinë! A t’ia u çojmë edhe ne do zarfe të me vota të helmuara”, ka shkruar Nitaj.

Ndryshe, zyrtarët e helmuar janë paraqitur me kruraje, djegie e temperaturë pranë qendrës kryesorë të Mjekësisë Familjare në Prishtinë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat