Nagavci: Helmimi i zyrtarëve shtetëror nuk është befasi dhe as rastësi

Aktuale

Nagavci: Helmimi i zyrtarëve shtetëror nuk është befasi dhe as rastësi

Nga: V.R Më: 13 tetor 2019 Në ora: 13:18
Arbërie Nagavci

Zyrtarja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, nëpërmjet një postimi ka deklaruar se nuk është hera e parë që Serbia helmon tinëzisht.

Megjithatë, sipas saj, kjo është arsyeja pse duhet forcuar dhe mbrojtur shtetin e Kosovës, duke vendosur reciprocitet të plotë.

Postimi plotë:

26 zyrtarë të shtetit të helmuar gjatë numërimit të votave të ardhura nga Serbia. Votave që i pranoi KQZ, përderisa refuzoj ato të mërgatës.

Nuk është hera e parë që Serbia helmon tinëzisht, nuk është befaai e as e papritur.

Ja pse duhet pra të forcojmë e mbrojmë shtetin tonë, të vendosim reciprocitet të plotë dhe jo të kemi agjendë të parë marrëveshjen e kompromisin me Serbinë.

Shërim të lehtë e të shpejtë të gjithë zyrtarëve të helmuar!

Vetëdije shtetformuese e pa komplekse të gjithë përfaqësuesve të popullit, analistëve, gazetarëve e gjithë atyre që më shumë janë të shqetësuar se a po arrihet marrëveshja e shpejtë e kompromiset me Serbinë se sa për marrëveshje të drejtë e parimore ku ne shohim interesat e të drejtat e shtetit tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat