9 nga 26 zyrtarët e helmuar shtrihen në Infektive të QKUK-së

Aktuale

9 nga 26 zyrtarët e helmuar shtrihen në Infektive të QKUK-së

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 13:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

Para pak minutave me atoambulanca kanë mbërritur në Klinikën Infektive të QKUK’së, 9 nga 26-zyrtarët e shtetit të cilat dyshohet se janë helmuar nga zarfet me vota nga Serbia në Qendrën e Numërimit të Rezultateve. Ata po trajtohen në Infektivë. Gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

Këta pacientë tashmë i janë nënshtruar kontrolleve nga infektologët e QKUK’së.

“Gjendja është stabile. Kanë pasur disa skuqje. Janë nëntë persona që po trajthen”, ka thënë drejtori i Shërbimit Klinik dhe Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu.

Ndërkohë salla ku janë këto zarfe për momentin është e mbyllur. Në vendin e ngjarjes pritet që të arrijnë ekipet e posaçme me të policisë së Kosovës për t;u futur brenda sallës ku gjenden këto zarfe.

Ndërkohë policia për momentin nuk po e lejojnë asnjë zyrtarë e as qytetar t’i afrohet qendrës së votimit.

E ndërkohë, me gjithë rastin tashmë po merret edhe policia e Kosovës. Kjo e fundit i ka nisur hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat