Gjuriq: Po përgatitet manipulim me votat e serbëve, që në Kuvend të futen “serbët e Kurtit”

Aktuale

Gjuriq: Po përgatitet manipulim me votat e serbëve, që në Kuvend të futen “serbët e Kurtit”

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 14:22
Marko Gjuriq

Drejtori i ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq ka paralajmëruar opinionin vendor e ndërkombëtar se është duke u përgatitur manipulim me votat e serbëve në Kosovë, me qëllim që me çdo kush në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht vullnetit të serbëve, të futen ‘serbët e Kurtit’.

“Nga kjo çfarë ndodhi sot duhet parë të gjithë se çfarë budallenjsh shovinistë në Prishtinë merren me politikë, dhe e gjithë kjo bëhet që serbët prapë rrejshëm të akuzohen dhe të ekspozohen ndaj urrejtjes, me qëllim që nga mllefi i katastrofës zgjedhore të nxirren Rada Trajkoviq dhe kandidatët tjerë të Kurtit”, shkruan Gjuriq në një komunikatë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat