Fshati nga vjen Albin Kurti

Aktuale

Fshati nga vjen Albin Kurti

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 15:40
Foto Ilustrim

Albin Kurti pritet të jetë mandatar për formimin e Qeverisë së Re të Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit ku partia e tij duket se do të dalë e para.

LDK-ja thuhet të jetë tërhequr nga pozita e të parit të qeverisë, duke e lënë atë të zbrazët për Albin Kurtin e Vetëvendosjes.

Kurti është sulmuar shpesh për qëndrimet e tij radikale në politikë, për nacionalizmin e fortë ose edhe për ndërrimin e këtyre qëndrimeve. Por, ai po ashtu është sulmuar pa të drejtë edhe në çështje personale.

Fillimisht, pas lidhjes dhe martesës me norvegjezën Rita Knudssen, në mënyrë banale atij iu përmend slogani “Duaje Tënden” që e kishte pasur për shumë vite Lëvizja Vetëvendosje. Në fakt, te “Duaje Tënden” flitej për mallrat vendore dhe ky sulm e klasifikonte gruan si një mall.

Por, ai është sulmuar edhe për vendin e tij të origjinës. Shumë oponentë politikë duke e akuzuar për mungesë patriotizmi i thonin të kthehej në Vladimir të Malit të Zi.

Në fakt, Vladimiri është emri malazez për Katërkollën, fshatin e origjinës së z.Kurti e që përbëhet nga një popullsi krejtësisht shqiptare të përkatësisë fetare myslimane.

Sipas statistikave të vitit 2011, ky fshat i kishte vetëm 757 banorë. Në Katërkollë gjendet edhe shkolla fillore “Bedri Elezaka” ndërsa aty ndodhet po ashtu një ambulancë, një farmaci, një xhami e disa dyqane.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat