Ngjarja në KQZ kthen në kujtesë helmimet që kryente Serbia gjatë të ’90-ave në Kosovë

Aktuale

Ngjarja në KQZ kthen në kujtesë helmimet që kryente Serbia gjatë të ’90-ave në Kosovë

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 19:42
Në pranverën e vitit 1990 regjimi mijëra nxënës shqiptarë po nxirreshin nga shkollat të alivanosur nga helmimet.

Në pranverën e vitit 1990 regjimi mijëra nxënës shqiptarë po nxirreshin nga shkollat të alivanosur nga helmimet.

Mbi 7 mijë shqiptarë, kryesisht të moshave të reja, ishin helmuar me gazra toksike. Nga incizimet e bëra simptomat tregojnë se nxënësit u helmuan me një lloj helmi toksik, i cili kishte ndikim të fortë në organizëm duke u shkaktuar shtangim muskujsh, vjellje, alivanosje, çrregullim ndjenjash e shumë pasoja të tjera.

Disa prej tyre, thuhet se edhe më vonë humbën jetën si pasojë e dozës së lartë të helmit që kishin thithur.

Kjo ngjarje u rikujtua sot, edhe nga ekspertë të sigurisë, me t’u raportuar se në një qendër të numërimit të votave nga zgjedhjet që u mbajtën me 6 tetor në Kosovë, nga zarfet me vota që kishin ardhur nga Serbia, iu shkaktua alergji disa zyrtarëve.

Gjatë ditës së sotme 26 zyrtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor janë helmuar gjatë numërimit të votave të diasporës të ardhura nga Serbia.

Në mesin e 26 personave, nëntë janë shtrirë në QKUK, dy prej tyre janë shtatëzënë. Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se pacientët kishin kruarje të duarve e të vjella.

Procesi i numërimit të votave është ndërprerë rreth orës 11:00 pasi thuhej se zarfet e ardhur nga Serbia kundërmonin.

Këtë e ka deklaruar Besnik Buzhala nga divisioni i Shërbimit të Votuesve.

“Janë diku rreth 26 zyrtarë që janë helmuar pra kanë marrë alergji në duar dhe fytyrë. Ne në mëngjes i kemi pas zarfet edhe aty zyrtarëve u është shfaqë alergjia. Janë 5 kuti rreth 80 litërshe që kanë ardhur nga Serbia”, ka deklaruar Buzhala.

E lidhur me këtë, njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi përmes një postimi në Facebook ka treguar për helmet që përdorë Serbia për këto raste.

“Serbia posedon kapacitete të dijes dhe kapacitete materiale për prodhimin e armëve kimike dhe agjensve biologjik”, ka shkruar Kajzati në Facebook.

Kajtazi e ka krahasuar helmimin e sotëm me helmimet e paraluftës që bënte Serbia në Kosovë.

“Një nga mjetet kimike te përdorura nga SDB ne vitet e tetëdhjeta është edhe “Tableta kundërmuese” e cila është hedhur ne panairin Ndërkombëtar te Librit ne Frankfurt, me qellim te sabotimit te këtij eventi kulturor për shkak te hapësirës qe ky panair i kishte ofruar shtëpive botuese te Emigracionit Politik Kroat”, ka shkruar ai.

Prokuroria Speciale ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarjeje, e kanë reaguar nga partitë politikë Lista Srpska dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Derisa e dyta kërkon hetim të rastit dhe hetim të zarfeve që erdhën nga Serbia, Lista Srpska fajëson shqiptarët se kanë inskenuar një rast të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat