Kryesia e PShDK-së shkarkon Anton Shalën nga të gjitha funksionet e PShDK-së

Aktuale

Kryesia e PShDK-së shkarkon Anton Shalën nga të gjitha funksionet e PShDK-së

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 20:49
PShDK

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës përmes një komunikate për media, ka njoftuar se, ka shkarkuar Anton Shalën nga të gjitha pozitat udhëheqëse në këtë subjekt politik.

PShDK ka njoftuar se, arsyeja e shkarkimit të Anton Shalës, i cili është kryetar i Bashkësisë së degëve të Partisë Demokristiane në Gjakovë, njëherësh edhe kryesues i Asamblesë në Gjakovë, nga koalicioni AAK-PShDK në nivelin lokal, ka ardhur si shkas ku Shala kishte bojkotuar koalicionin LDK-PShDK dhe iu kishe bashkangjitur koalicionit AAK-PSD dhe kandidatit Pal Lekaj, prandaj për arsye të bojkotit të zgjedhjeve dhe kandidatëve të PShDK-së, sot kryesia e PShDK-së unanimisht, pa asnjë votë kundër ka vendosur që Anton Shala të shkarkohet nga të gjitha pozitat udhëheqëse në PShDK.

Ai nuk është më as përfaqësues i PShDK-së, në asamblenë komunale në Gjakovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat