Ilir Ferati nga rradhet e LDK-së, fiton mandatin për deputet në Kuvendin e Kosovës

Aktuale

Ilir Ferati nga rradhet e LDK-së, fiton mandatin për deputet në Kuvendin e Kosovës

Nga: M.H Më: 13 tetor 2019 Në ora: 20:48
Ilir Ferati dhe Vjosa Osmani

Kandidati për deputet nga rradhët e LDK-së, përmes një postimi në Facebok, ka treguar që në bazë të rezultateve preliminare ka marrë mbështetjen e qytetarëve për të fituar mandatin si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Ferati, falenderoi të gjithë ata që e mbështeten në këtë rrugëtim duke shkruar që puna e tij nuk do të ndalet asnjëhere.

Postimi i plotë

Të nderuar bashkëvendas të Istogut, qytetarë të Republikës dhe mërgatës tonë,

Të nderuar aktivistë dhe simpatizantë të LDK-së kudo që ndodheni,

Procesi zgjedhor po shkon drejt përfundimit dhe në bazë të informatave preliminare që kam, mbështetja Juaj e madhe ka rezultuar në fitoren e mandatit tim të parë si deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës!

Ju falenderoj përzemërsisht të gjithëve dhe secilin prej Jush që besuat në LDK, besuat në mua. Ndihem krenar dhe përjetësisht mirënjohës ndaj secilit prej Jush!

Puna e madhe fillon tani dhe unë nuk do ndalem asnjëherë, para asnjë gjëje, para askujt, në përpjekjet tona për forcimin e Republikës tonë.

Me ndihmën e Zotit dhe përkrahjen Tuaj do të dalim faqebardhë!

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe popullin e saj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat