Naser Rugova tregon se a do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës

Aktuale

Naser Rugova tregon se a do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës

Nga: A.SH Më: 13 tetor 2019 Në ora: 21:14
Naser Rugova

Naser Rugova, ish-deputeti i LDK-së, nuk do të jetë më pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në bazë të dhënave të para duket që kësaj here nuk do të jem pjesë e Kuvendit dhe se fajin nuk e kërkon në teori konspirative, reale apo imagjinare, pasi që konsideroj se interesi i LDK është më i rëndësishëm se hatërmbetjet individuale.

Postimi në Facebook:

Të dashur miq,
Në bazë të dhënave të para duket që kësaj here nuk do të jem pjesë e Kuvendit. Dua të ju siguroj që unë nuk jam nga ata që fajin për këtë e kërkon në teori konspirative, reale apo imagjinare, pasi që konsideroj se interesi i LDK është më i rëndësishëm se hatërmbetjet individuale. Ju siguroj që do të vazhdoj me angazhimin tim në LDK si antar dhe veprimtar, gjithnjë i përkushtuar në vendosmërinë time për të përkrahur kauzën e lidhjes sonë. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen në favor të kandidaturës sime. Mirë u takofshim në angazhimet tona të ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat