Historianët e Deçanit: Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste

Aktuale

Historianët e Deçanit: Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 21:54
Foto

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, përmes një komunikate për media, thotë se e mori me shqetësim të madh lajmin që 26 zyrtarë të Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve janë helmuar pas kontaktit me zarfet e ardhura nga Republika e Serbisë që ndërlidhen me zgjedhjet e 6 tetorit 2019 për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan e dënon këtë akt barbar të serbëve, dhe konsideron se helmimi i zarfeve tregon se sa ka përparuar serbet me ide karshi shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës.

“Ne, theksojmë se ky është akt i shëmtuar dhe anti demokratik, si i tillë e shton edhe me teje bindjen se Kosova duhet të sillet në çdo lami me reciprocitet me shtetin serb. Në fund të fundit, serbët dhe Serbia nuk njohin asgjë tjetër përveç se argumentin e forcës”, thuhet në komunikatë.

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon nga ana e organeve të drejtësisë së Kosovës, që të hetojnë këtë raste dhe të jepen detaje për publikun.

Po ashtu LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës, që të fillojnë procedurat sa me parë që të e shpallin anti kushtetuese dhe organizatë-parti anti kushtetuese dhe terroriste Listën Serbe.

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, pret që edhe faktori ndërkombëtar ta dënojë këtë sjellje të ultë dhe anti demokratike të shtetit dhe popullit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat