Një fije ‘shprese’ për Nismën e AKR-në, ky është rezultati nga DnV

Aktuale

Një fije ‘shprese’ për Nismën e AKR-në, ky është rezultati nga DnV

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 22:25
Behgjet Pacolli dhe Fatmir Limaj

Koalicioni Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re, sipas të dhënave të Demokracisë në Veprim ka kaluar pragun – rrjedhimisht do të kenë ulëse në Kuvendin e Kosovës. 

Sipas rezultateve të Demokracisë në Veprim ku janë numëruar 95% e të gjitha vendvotimeve në Kosovë, Nisma së bashku me AKR-në kalojnë pragun me 5.06%.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ditë më parë i është drejtuar me një letër kryetares se KQZ-së, Valdete Daka dhe anëtarëve tjerë të këtij komisioni. Ai me ngulm po kërkon rinumërim të votave.

Në këtë letër ndër të tjera shkruan se janë evidentuar parregullsi dhe shkelje flagrante në përdorimin e formularëve të bartjes se rezultateve zgjedhore në të gjitha komunat e Kosovës.

“Për shkak të efektit negativ dhe në shkeljen e nenit 101 dhe 102 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme konsiderojmë se vendimi për rinumërim të pjesshëm i KQZ-së është i pamjaftueshëm për të përmirësuar shtrembërimin e rezultatit, pasaktësinë dhe dëmin që iu është shkaktuar subjekteve politike garuese duke dëmtuar kështu direkt vullnetin e shprehur të votuesit në të gjitha komunat”, thuhet ndër të tjera në letrën e Limajt.

Ndërkohë, sipas të njëjta të dhënave Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 25.37 % të votave.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 24.68 %,

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 21.78 %, ndërsa koalicioni AAK-PSD 11.6 %.

Lista Serbe ka marrë 6.61%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat