Dëmtohet rëndë busti i Adem Jasharit në Prekaz

Aktuale

Dëmtohet rëndë busti i Adem Jasharit në Prekaz

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 22:38
Adem Jashari

Busti i heroit legjendar, Adem Jashari është dëmtuar rëndë në kompleksin në Prekaz.

Pavarësisht se politikanët gjatë fushatës zgjedhore e vizituan, busti i Adem Jasharit në kompleksin që mban emrin e tij në Prekaz është dëmtuar rëndë.

Në fotografitë e realizuara së fundmi shihet se busti i heroit legjendar Adem Jashari është dëmtuar tej mase, shkruan lajmi.net.

Madje përveç dëmtimit në pllaka, nga mbrapa shihet se ky bust mund edhe të shkatërrohet i tëri për shkak të mosmirëmbajtjes së tij.

Në gjendje të rëndë është edhe kompleksi “Adem Jashari”, shtëpia e cila është kthyer në muze që nga paslufta për të treguar historinë e familjes së heroit legjendar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat