Paralajmëron miku i Albin Kurti: Si Kryeministër nuk do ta tolerojë një qeveri të llastuar

Aktuale

Paralajmëron miku i Albin Kurti: Si Kryeministër nuk do ta tolerojë një qeveri të llastuar

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 23:48
Albin Kurti

Qeveria e ish-kryeministrit Haradinaj ishte rast e ‘veçantë’, ajo ishte krahasuar me qeverinë kineze, pasi Kosova me 2 milionë banorë ka pasur 21 ministri, dhe rreth 70 zëvendësministra, e që  Kina me 1.4 miliardë banorë ka vetëm 4 ministri. Qeveria Haradinaj u konsideruar si një ‘Qeveri Kineze’.

E fituesi i zgjedhjeve të parakohshme, Albin Kurti, si premtim fillestar e ka pasur reduktimin e ministrive. Përkundrazi edhe miku dhe bashkëpartiaku i tij, Xhelal Sfeqla, ka theksuar që si Kryeministër, Kurti, nuk do ta tolerojë një qeveri të llastuar.

“ Ne e kemi bërë publike se nuk do të këtë shumë ministri, do te jenë më pa, Qeveria do të jetë ne përmasa që do të kontrollohet në aspektin e vlerave nuk do të tolerohet që fenomenet që kanë lënduar substancën e shtetit të përsëriten, nuk ka arsye, do të këmbënguli që t’i zbatojmë”, ka thënë Sfeqla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat