Reagimi i Gani Gecit pas publikimit të listave të deputetëve të LDK-së

Aktuale

Reagimi i Gani Gecit pas publikimit të listave të deputetëve të LDK-së

Nga: N.Sh Më: 14 tetor 2019 Në ora: 08:38
Marigona dhe Gani Geci

Mbrëmë është publikuar lista e deputetëve të rinj të Lidhjes Demokratike të Kosovës për legjislaturën e re.

Në këtë listë, femra më e votuar është Marigona Geci, pas kandidates për kryeministre Vjosa Osmani.

Pas publikimit të kësaj liste, Gani Geci, i cili në këtë fushatë e ka përkrahur fuqishëm LDK-në, thotë se Marigona, vajza e tij, ka dal nga numri 78 në numrin 7 edhe pse ishte garuese për herë të parë për këtë post.

“Marigona Geci edhe zyrtarisht femra më e votuar nga lista e LDK-së.

Ashtu edhe siç kemi paralajmëruar Marigona Geci ka dalë femra më e votuar nga lista e LDK-së, ajo nga numri 78 ka dal në numrin 7, nga kjo listë edhe pse ajo ka garuar për herë të parë.

Sipas rezultateve preliminare të cilat mund të ndryshojnë në të mirë të saj, ajo ka arritur të marrë hiç më pak se 15737 vota”, ka shkruar Gani Geci në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat