Gazetari nga Drenica: Me Albinin kryeministër, Kosovës po i kthehet buzëqeshja

Aktuale

Gazetari nga Drenica: Me Albinin kryeministër, Kosovës po i kthehet buzëqeshja

Nga: A.Zh Më: 14 tetor 2019 Në ora: 08:44
Albin Kurti

Gazetari nga Drenica Sabit Istogu, ka thënë se kishte pritur fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e mbajtura më 6 tetor.

Istogu, përmes një shkrimi të dërguar në “Bota sot”, ka thënë se Albin Kurti, ka vërtetëtuar se asgjë nuk është e pamundur, duke mposhtur edhe të “fortët”.

Sipas tij, me Kurtin kryeministër, Kosovës do t’i kthehet buzëqeshja.

Reagimi i plotë i Istogut:

Me Albinin kryeministër - Kosovës po i kthehet buzëqeshja

Pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve dhe fitores së LVV-së me Albin Kurtin kryeministër, u thyen shumë bindje se kjo ishte e pamundur të ndodhte, sepse dy tri partitë”të forta” që ishin në pushtet nuk do t’ mund të mposhtëshin, sepse ato, sipas bindjeve të njerëzve, e kanë krijuar rrejtin tashme të organizuar në çdo pore të shtetit,e kanë paranë,friksimin e qytetarëve se do të i nxjerrin nga puna,ose nuk do të punësohen etj etj. Por kjo ndodhi,dhe unë personalisht e kam prit të ndodhë, ndoshtaedhe më bindshëm, sepse zoti(populli) nuk duron sundues e vjedhës të shtëpis së vet,por prijës të përgjegjshëm e të aftë për të u përballur me çdo sfide për t’ ia kthy imazhin e humbur shtetit e buzëqeshjen qytetarëve. Dhe kësaj radhe, populli,që është zot i fateve të veta,i besoj LVV-së,ne krye me të nominuarin e saj për kryeministër Albin Kurtin.

Të gjithë ata qytetrë,me të cilët kisha debatuar iu shpreha bindjen time se fitorja e VV-së do të ndodhë,ata çdo ditë e më shumë me urojnë për fitoren e Albin Kurtit, sepse unë jam vetëm një anëtar i thjeshtë e kësaj partie, por ata sikur janë liruar nga një presion e bindje se asgjë nuk qenka e pa mundur të ndodhë, e do të mposhten edhe të “fortit” , me bindjen e buzëqeshjen se e ardhmja e tyre do të duket shumë më e mirë,bile bile thonë se ne të ardhmen shumë sish do të i bashkëngjiten pa hezitim këtij subjeti politik,të cilin me zemër e kishin dashur,por nuk kishin guxuar nga “regjimi”ta votonin e ta mbështesnin hapur.

Pra,me Albinin kryeminister-Kosovës po i kthehet buzëqeshja e krenaria. Urime Albin.

Paq rrugëtim të mbarë.

Image
Kurti dhe Istogu
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat