Kurti: Duke përkujtuar Atë Shtjefën Gjeçovin mund të ecim më sigurt përpara

Aktuale

Kurti: Duke përkujtuar Atë Shtjefën Gjeçovin mund të ecim më sigurt përpara

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 10:21
Albin Kurti

Në 90 vjetorin e vrasjes së Atë Shtjefën Gjeçovit, këtë të shtunë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mori pjesë në organizimin e manifestimit “Takimet e Gjeçovit”, në Zym të Hasit.

Ai bashkë me përfaqësues, zyrtarë e aktivistë të këtij subjekti fillimisht vizituan varrin e Shtjefën Gjeçovit në Shën Gjergj, restaurimi i të cilit u përurua.

Përmes një njoftimi në facebook, bëhet e ditur se me këtë rast Kurti ka thënë se Atë Shtjefën Gjeçovi ka bërë studime të kulturës dhe ka grumbulluar thesarin e traditës shqiptare.

“Duke përkujtuar atë, ne mund të ecim më sigurt dhe më mirë përpara”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat