Votat e diasporës zhvendosen në QNR

Aktuale

Votat e diasporës zhvendosen në QNR

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Mbi 15 mijë e 500 zarfe ku gjenden votat e diasporës sot po zhvendosen nga Ministria e Infrastrukturës për në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Pas ngjarjes së ditës së djeshme ku u helmuan zyrtarë të KQZ-së, ky institucion në një mbledhje me dyer të mbyllura mori vendim që votat të cilat janë verifikuar dhe vlerësuar nga diaspora të dërgohen në QNR.

Burim Ahmetaj nga QNR i tha KosovaPress-it se këto zarfe janë rrugës dhe priten që deri në ora 12:00 të mbërrijnë në ambientet ku janë edhe votat me kusht.

Votat po transportohen nën kujdesin e Policisë së Kosovës.

Ahmetaj tha se për votat e diasporës do të ndiqet procedura e rregullt dhe nuk dihet se kur do të përfundojë numërimi i tyre.

Ndryshe, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar edhe 199 vendvotime nga 314 sa është vendosur nga KQZ që të rinumërohen pas ankesave që janë bërë pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat