Presidenti dekoron pas vdekjes ish luftëtarin e UÇK-së

Aktuale

Presidenti dekoron pas vdekjes ish luftëtarin e UÇK-së

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 12:04
Avdyl Krasniqi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar pas vdekjes me urdhrin “Hero i Kosovës” Avdyl Krasniqin, hoxhën i cili ka ndërruar jetë para disa ditësh.

Për ndarjen e kësaj dekorate Thaçi ka njoftuar nëpërmjet rrjetit social Facebook:

Postimi i Thaçit:

Urdhrin “Hero i Kosovës” (pas vdekjes) sot ia ndava njërit prej luftëtarëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hoxhë Avdyl Krasniqit. Hoxhë Avdyl Krasniqi i përket pjesës atdhetare të klerit tonë fetar, duke kryer njëkohësisht obligimet atdhetare dhe ato fetare në periudhën më të rëndë të historisë së Kosovës dhe ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat