Pesë qytetarë dalin dhe kundërshtojnë dhënien e nobelit për Peter Handke

Aktuale

Pesë qytetarë dalin dhe kundërshtojnë dhënien e nobelit për Peter Handke

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 12:16
Pamje nga protesta

Pesë persona kanë dalë para Ambasadës së Suedisë në Kosovë, në bazë të paralajmërimeve se aty do të ketë protestë.

Pesë burrat që kanë dalë për ta kundërshtuar dhënien e Nobelit për Letërsi ndaj austriakut, Peter Handke, kanë thënë se nuk kanë qenë të njoftuar se protesta është shtyrë.

Ata kanë thënë se çmimi duhet t’i tërhiqet Handkes nga Akademia e Suedisë.

Image

Nexhmedin Llapashtica nga Prishtina tha se duhet të merren masa konkrete që gjërat e tilla mos të përsëriten.

“E tërë Evropa është me sy mbyllur ndaj një populli që pësoi shumë lëndime nga të gjithë. Unë mendoj që e pastroj shpirtin tim para fëmijëve të mirë sepse e kam kundërshtuar të padrejtën. Më duket se po pastrohet një situatë nga Suedia. Kërkoj të merren masa konkrete dhe të shihni se populli shqiptar nuk pranon këso gjëra. Ata që e kanë organizuar dhe janë tërheqë ata le ta paguaj këtë vlerë”, tha ai.

Ndërsa Shukri Retkoceri nga Ferizaji tha se organet ndërkombëtare duhet ta tërheqin çmimin nobel për Peter Handke.

Image

“Ne jemi dalë me protestu ndaj nobeluesit nga Serbia që ka qenë kundër nobeluesit të NATO-s e që e ka përkrahë Millosheviqin. Lus organet ndërkombëtare që atij grabitqari me ia tërheqë atë çmim nobelues sepse ai është anti njerëzor dhe demokratik”.

Akademia Suedeze e Shkencave sivjet shpërbleu me çmimin Nobel për Letërsi, autorin austriak Peter Handke, i cili po cilësohet si një mbështetës i gjenocidit dhe luftërave në ish-Jugosllavi nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit.

Ndarja e Nobelit për Handke u cilësua vendim skandaloz nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, por edhe nga njohës të letërsisë botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat