Kurti ngushëllon për vdekjen e Limon Isufit: Mori pjesë në të gjitha protestat e VV-së

Aktuale

Kurti ngushëllon për vdekjen e Limon Isufit: Mori pjesë në të gjitha protestat e VV-së

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 16:03
Limon Isufi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta të Limon Isufit, babait të nënkryetarit të AAK-së, Ahmet Isufi.

Kurti tha se i ndjeri që ishte anëtar i Vetëvendosjes ka marrë pjesë në të gjitha protestat që ka organizuar subjekti i tij.

“Ka protesta të Vetëvendosjes në të cilat unë nuk kam marrë pjesë. Mirëpo, nuk ka protestë të Lëvizjes sonë në të cilën nuk ka marrë pjesë anëtari ynë më i moshuar, 94 vjeçari, Limon Isufi”, shkroi Kurti.

Baca Limon ka ndërruar jetë dje dhe sot varroset në Gjilan. Kurti shtoi se kujtimi për të është i paharrueshëm ndërkaq kontributi i tij i paçmueshëm.

“Gjithnjë do ta mbajmë në mendje me nderime dhe në zemër me mall”, përfundoi lideri i VV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat