Reagon edhe ambasadori gjerman për emërimin e noterëve të rinj

Aktuale

Reagon edhe ambasadori gjerman për emërimin e noterëve të rinj

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 16:42
Christian Held

Mospërfillja e ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri ndaj deklaratës së Bashkimit Evropian që qeveria në largim të përmbahet nga emërimi i noterëve të rinj dhe që këtë proces t’ia lënë qeverisë së re, ka nxitur reagimin e ambasadorit gjerman në Kosovë, Christian Held.

Held ka shkruar në Tëitter se minsitri në largim duhet të marrë parasysh shqetësimet e shprehura, pasi sipas tij, njerëzit nuk mund të shërbehen nëse aktet noteriale nuk njihen jashtë vendit.

“BE-ja nxori deklaratë paralajmëruese për emërimin e nxituar të noterëve të rinj sot, duke ndjekur nga deklarata e ministrit të Drejtësisë së Kosovës që tha se procesi do të shkojë përpara gjithsesi. Rekomandoj fuqishëm që të merren seriozisht shqetësimet e shprehura: Njerëzit këtu nuk mund të shërbehen nëse aktet noteriale nuk njihen jashtë vendit”, ka shkruar Heldt.

Ndryshe, sot BE-ja ka bërë thirrje që autoritetet në largim të përmbahen nga emërimi i noterëve të rinj dhe që këtë proces t’ia lënë qeverisë së re.

Kjo ka ardhur pas raportimeve se më shumë se 50 kandidatë që kanë kaluar të gjitha fazat testuese për noterë janë të afërm apo familjarë të zyrtarëve të PDK-së dhe të anëtarëve të komisionit.

Ndërsa ministri i Drejtësisë në largim Abelard Tahiri sot ka deklaruar se emërimi i noterëve të rinj do të marrë epilog legjitim në harmoni të plotë me ligjin dhe në partneritet të plotë me Odën e Noterëve të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat