Stefanoviç dhe Duan: Kina mbështet luftën që Kosova mos të pranohet në Interpol

Aktuale

Stefanoviç dhe Duan: Kina mbështet luftën që Kosova mos të pranohet në Interpol

Nga: Fatmir Beka Më: 15 tetor 2019 Në ora: 08:50
Nebojsha Stefanoviç

Ministri i punëve të brendshme të Serbisë Nebojsha Stefanoviç ka theksuar se pranimi eventual i Kosovës në Interpol do të shkaktoj ndarje të thella, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Stefanoviç ka biseduar në Kil me Dak Duen shefin e delegacionit kinez në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit për argumentet e Serbisë kundër pranimit të Kosovës në Interpol.


Ai na nënvizuar se pranimi eventual i Kosovës në këtë organizatë do sillte ndarje të thella në organizatën më të vjetër ndërkombëtare të policisë dhe do të rrezikonte luftën kundër krimit në botë.

Stefanoviç që udhëheq delegacionin serb në Asamblenë e 88-të të Interpolit në Santiago, ka thënë se me pranimin eventual të Kosovës do vinte keqpërdorimi i Interpolit dhe politika do të zëvendësonte punën e policisë.

Ai përkujtoi se një numër i madh i vendeve nëpër botë anëtare të Interpolit në vitin që shkoi në mbledhjen në Dubai ishin shprehur kundër pranimit të Kosovës, ndërsa tash pas 11 muajve ata sërish janë sjell në situatën e pakëndshme që të votojnë për çështjen e njëjtë.

Shefi i delegacionit kinez Dak Duan ka konfirmuar mbështetjen e Kinës për integritetin e Serbisë dhe mos ndryshimin e pozicionit të saj karshi kërkesës së Kosovës për pranim në Interpol.

Edhe Stefanoviç sipas gazetës ka shprehur qëndrimin se Seria mbështet politikën dhe qëndrimet e Kinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat