Ky është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Aktuale

Ky është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Nga: N.Sh Më: 15 tetor 2019 Në ora: 09:56
Pamje nga lufta e UÇK-së

Hysni Gucati nga organizatat e dala nga lufta e fundit e Kosovës, ka njoftuar se Gjykata Speciale ka ftuar Fadil Bekën.

Fadil Beka ishte doktor dhe bashkëluftëtar i Gucatit, i cili thotë se ndihet krenar me veprimtarinë e doktorit.

Gucati thekson se çdo herë do të jetë përkrah dhe në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së.

“Sapo mora lajmin që një ndër doktorët me të mirë që ishte në luftën e fundit në Kosovë dhe në radhët e UÇK-së, bashkluftëtari im Fadil Beka është ftuar nga Gjykata Speciale, unë i them doktorit të ndihesh krenar me vepeimtarinë tënde gjatë luftës por edhe mbas luftës për kontributin tënd në shtet formimin e Kosovës, çdo herë do jemi përkrah dhe në mbrojtje të vlerave të luftës, luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund ta njëllos dhe ta gjykoj askush!”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat