Diplomacia serbe shpall fitoren: Penguam anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Aktuale

Diplomacia serbe shpall fitoren: Penguam anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 15:40
Interpol

Synimet e kamotshme të Kosovës që të jetë pjesë e organizatës më të madhe ndërkombëtare për bashkëpunim policor – INTERPOL me shumë gjasa do të dështojnë edhe këtë vit.

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka thënë sot se diplomatët serbë janë udhëzuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të vazhdojnë angazhimin e tyre për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare të policisë.

Pak orë pas kësaj deklarate diplomacia serbe e ka shpallur fitoren sa i përket pengimit të anëtarësimit të Kosovës në Interpol, shkruan Reporteri.net.

Mediat serbe shkruajnë se një njoftim iu dërgua Ambasadës Serbe në Paris pak para orës 15:00 pasdite, në të cilën kryeministri serb, Ramush Haradinaj tërheq kërkesën e tij për anëtarësim të Kosovës në Interpol.

Për këtë ka shkruar edhe ministri i Brendshëm Serb duke e quajtur si fitore të madhe të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat