Isa Mustafa takon ambasadoren e Francës, insiston në koalicionin LDK-VV

Aktuale

Isa Mustafa takon ambasadoren e Francës, insiston në koalicionin LDK-VV

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 15:53
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka mirëpritur në zyren e tij ambasadoren e Francës, Marie-Christine Butel, me ç’rast i ka shprehur asaj edhe synimet e tij për një qeveri në mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes, shkruan “Bota sot”.

“Qeveria LDK-LVV është e përqendruar tek shtylla kyçe si dialogu Kosovë – Serbi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, deklaroi Mustafa.

Postimi plotë:

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar sot me Ambasadoren e Francës, Marie-Christine Butel.

Ambasadorja Butel e përshëndeti procesin e rregullt zgjedhor dhe uroi kryetarin Mustafa për rezulatin e LDK.

Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadoren Butel për qëndrimin e LDK-së drejt një programi të përbashkët qeverisës LDK – LVV të përqendruar tek shtyllat kyçe si dialogu Kosovë – Serbi, shteti ligjor, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe zhvillimit të arsimit, shëndetësi dhe ekonomisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat