Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj duke marrë parasysh rrethanat e krijuar, bazuar në kompetencat e tij si kryeministër në detyrë dhe nga rekomandimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, sot ka kërkuar shtyrjen e votimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL për vitin e ardhëshm, njofton zyra e kryeministrit.
Ndërkaq zyrtarët serb kanë deklaruar se një shënim iu dërgua Ambasadës Serbe në Parise këtë pasdite, me të cilën Haradinaj e ka shtyrë procesin e anëtarësimit në INTERPOL, ka njoftuar Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç për një media serbe.
Tërheqja vjen në të njëjtën ditë kur fillon seanca e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL, me çështjen e anëtarësimit të Kosovës të planifikuar në rendin e ditës.
Kjo është hera e dytë që Kosova tërhiqet nga përpjekja për anëtarësim në INTERPOL.