“Çartet” mbesa e Hashim Thaçit, ka disa fjalë për ata të cilët e cilësuan si të dështuar

Aktuale

“Çartet” mbesa e Hashim Thaçit, ka disa fjalë për ata të cilët e cilësuan si të dështuar

Nga: N.H Më: 15 tetor 2019 Në ora: 16:53
Evgjeni Thaçi dhe Hashim Thaçi

Ish-deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi, ka reaguar ashpër lidhur me raportimet se ajo nuk i ka fituar votat e mjaftueshme për t’u bërë deputete e Kuvendit të Kosovës.

Thaçi ka thënë se nuk janë të vërteta se ajo ka dështuar të bëhet deputete.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka deklaruar se sipas informacioneve që ajo posedon ka më shumë vota se sa disa kandidatë të tjetër të cilët po shpallen si deputetë të ardhshëm.

Ja shkrimi i saj:

Ka disa dite qe portale te ndryshme ne Kosove “shpallin deputete” dhe “deshtojne kandidate” te partive te ndryshme. Pre e ketyre lajmeve te rrejshme #fakenews jam edhe une.

Duke qene se kam pritur rezultatet finale dhe zyrtare qe do te publikohen se shpejti, e duke respektuar nje proces ligjor, siç eshte numerimi i votave i cili akoma po vazhdon, une nuk kam nxituar te shpall veten deputete te Kuvendit te Kosoves, edhe pse sipas te dhenave qe posedoj, jam me e votuar se shume te tjere te cilet nga portalet portretizohen si fitues.
Lus publikun qe te mos bie viktime e ketyre lajmeve, qellimin e te cilave une nuk mund ta di, e poashtu kerkoj nga gazetaret qe ta kryejne punen e tyre ne menyre korrekte, te paanshme dhe pa tendence.
#gazetablic #gazetaexpress #indeksonline #epokaere #lajminet

Me respekt,

Evgjeni Thaçi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat