Anëtarësimi në Interpol, Haradinaj kërkon shtyrjen e votimit për vitin e ardhshëm

Aktuale

Anëtarësimi në Interpol, Haradinaj kërkon shtyrjen e votimit për vitin e ardhshëm

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 17:18
Ramush Haradinaj

Sot, kur po mbahet mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të organizatës së sigurisë Interpol, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar shtyrjen e votimit të Kosovës për anëtarësim në organizatën ndërkombëtare të policisë për vitin e ardhshëm.

Në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit, thuhet se kjo ka ardhur si rezultat i rekomandimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, bazuar në kompetencat e tij si kryeministër në detyrë dhe nga rekomandimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, sot ka kërkuar shtyrjen e votimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL për vitin e ardhshëm”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat