Gashi: Të gjitha dëshmitë tregojnë se Astrit Dehari është vrarë

Aktuale

Gashi: Të gjitha dëshmitë tregojnë se Astrit Dehari është vrarë

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 19:11
Tomë Gashi

Avokati i famijes Dehari, Tomë Gashi ka thënë se të gjitha faktet tregojnë që aktivisti i ndjerë i Vetëvendosjes, Astrit Dehari është vrarë

Sipas tij gjitha gjurmët e gjetura në qelinë e Deharit e dëshmojnë një gjë të tillë.

“Në qelinë e tij duket se ka ndodhur një luftë e madhe, ki katër peshqira me gjak, ki shumë mjete që tregojnë se ai është vrarë me asfiksi kemi pasur jastëkë me gjak dhe lloj-lloj mjetesh të përgjakura”, ka thënë Gashi.

Më tej Gashi ka theksuar se vrasja e tij ka mundur të ndodhë që Dehari të pranojë diçka.

“Ndoshta kanë tentuar që të pranojë diçka sepse ka qenë i burgosur për terrorizëm. Këta nëse ja falin edhe prindërit e Astrit Deharit, natyra nuk do të ia falë personit. Nuk e kemi përdorë vrasjen si mjet i luftës politike vetëm në raste të caktuara, në manifestime ata janë përshëndetur si prind që kanë fëmijë të vrarë”, ka shtuar Gashi derisa ka thënë se vrasja e tij është bërë nga një shqiptar.

“Defintivisht serb s’ka pas dhe i gjithë stafi ka qenë shqiptar”, ka cekur Gashi.

Në anën tjetër Gashi ka thënë se ka qenë një luftë e paparë të kanalizohet si vrasje jo si vdekje e dyshimtë.

E i pyetur se pse është dashur të vritej Dehari, avokati Gashi ka thënë se s’kanë pasur mundësi që të inskenojnë diçka tjetër.

“S’ka mujt me inskenu tjetër, aq dinë edhe aq kanë ba”, ka shtuar ai.

Ai tutje ka thënë se nuk beson që vrasja ka qenë e urdhëruar.

“Kanë menu që po ja bëjnë qefin dikujt që ka qenë në pushtet, nuk besoj që ka dhanë dikush urdhër me vra. Kushdo që e ka pa trupin në obduksion defitivisht nuk ka aludim në asgjë tjetër por është e vërtetuar që ka qenë vrasje”, ka deklaruar Gashi.

Gashi tha se rasti “Dehari” edhe mund të zbardhet, por Astriti nuk mund të kthehet.

“Gjithçka në aspektin juridik mund të iniciohet, vetëm një gjë nuk mund ta bëjmë, ta rikthejmë në jetë Astrit Deharin”, ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat