Reagon Lladrovci për arrestimin e drejtorit në Drenas: E iniciova rastin për të hequr dyshimet

Aktuale

Reagon Lladrovci për arrestimin e drejtorit në Drenas: E iniciova rastin për të hequr dyshimet

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 19:37
Reagon Lladrovci

Policia e Kosovës, saktësisht Njësia e Krimeve Ekonomike ka arrestuar sot drejtorin e Infrastrukturës në komunën e Drenasit, Idriz Hysenaj.

Pas këtij arrestimi ka reaguar edhe i pari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

Lladrovci deklaroi se që nga marrja e mandatit të kryetarit të kësaj komune është zotuar se zbatimi i ligjit do të jetë prioritet i tij dhe se pas pranimit të shqetësimeve për shfrytëzim të paautorizuar të pronave komunale, ka iniciuar rastin pranë Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë.

Lladrovci tha se edhe për rastin e Hysenaj-t, do të marr vendim konform legjislacionit në fuqi, pa paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e tij.

Postimi i plotë

Të dashur qytetarë,

Pas njoftimit se sot, Drejtori i Infrastrukturës Lokale në Komunën e Drenasit, është arrestuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ju informoj si në vijim:

Që nga marrja e mandatit të Kryetarit të Komunës së Drenasit, jam zotuar se zbatimi i ligjit do të jetë prioritet imi.

Pas pranimit të shqetësimeve për shfrytëzim të pa autorizuar të pronave komunale, rrjedhimisht të banesave pronë të komunës, për të hequr dyshimet, kam iniciuar rastin pranë Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë.

Ky inicim i rastit që kam adresuar është në mesin e shumë rasteve të tjera, pa paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e kurrkujt.

Edhe për rastin e z. Idriz Hysenaj, pas pranimit të informacionit zyrtar për dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, do te marr vendim konform legjislacionit në fuqi, pa paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e tij.

Po ashtu, ju siguroj qytetarë të nderuar se zbatimi i ligjit do të vazhdojë të jetë prioriteti im kryesor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat