Brestovci: Me Socialdenokracinë më mishëroj Nëna

Aktuale

Brestovci: Me Socialdenokracinë më mishëroj Nëna

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 19:51
Bekim Brestovci

Biznesmeni nga Diaspora, njëherësh ish-kandidat për deputet ne zgjedhjet e 6 tetorit, nga radhët e NISMA Socialdemokrate, Bekim Brestovci, ka rrëfyer një pjesë emocionale të së kaluarës së tij nê lidhje me nënën e tij, e cila sipas tij është pikërisht ajo dhe puna e saj një nga arsyet pse ai ka trashëguar shpirtin dhe zemrën e një socialdemokrati.

Brestovci, shpirtin e tij socialdemokrat e lidhe shumë ngusht me të kaluarën e nënës së tij, e cila siq thotë ai, ajo ka qene në të kaluarën e sajë një nepunëse e Qendrës për Punë Sociale, dhe se nga ajo cdo ditë ka pasur nga një rrëfim të dhimbshëm të situatave të familjeve të varfëra, siq thot ai.

“U rrita me lotët e mamit tim, nga përjetimet që sillte në shtëpi nga terreni dhe përballja e sajë me varfërinë e madhe të njerëzve”, ka shkruar Brestovci në një postim në llogarinë e tij të facebookut.

Ai nê fund të shkrimit të tij ka potencuar se përvojat tilla të historisë së tij, cilat i ka ndarë edhe me qytetarët gjatë kesaj fushate, do ti postoj në ditët në vijim.

Ky është postimi i tij i plotë:

Një fragment i shkurtër nga diskutimet e mia gjatë fushatës zgjedhore.

Unë me shpirtë e  me zemër jam Socialdemokrat.

Duke qenë fëmi i dy prindërve të cilët deri në pensionimin e tyre për shumë decenie punuan në qendrat për punë sociale , u rrita me rrefimet e prindërve të mi, për njerëzit me nevojë për mbështetje sociale.

U rrita me lotët e mamit tim, nga përjetimet që sillte në shtëpi nga terreni dhe përballja e sajë me varfërinë e madhe të njerëzve.

Andaj, edhe politikisht nuk mund të rreshtohesha mbas asnjë platforme tjetër, përveq mbas asaj platforme politike e cila është garanca më e madhe për një mirëqenje sociale dhe për një jetë më të dinjitetshme, nuk mund e të rreshtohesha politikisht diku tjetër përveq në NISMA Socialdemokrate…….. (  fragmentet vazhdojnë ditët në vijim)

B.B 15.10.2019

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat