Frymë bashkëpunimi mes VV-LDK? Kurti: Të destinuara për ta formuar qeverinë e re

Aktuale

Frymë bashkëpunimi mes VV-LDK? Kurti: Të destinuara për ta formuar qeverinë e re

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 22:23
Albin Kurti

“Ka frymë mirëkuptimi, ka frymë bashkëpunimi. Lëvizja VV dhe LDK janë të destinuara për ta formuar qeverinë e re me një koalicion të përbashkët”, - kështu deklaroi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë në emisionin “Tempora”.

Kurti u shpreh se këtë javë koalicioni do të ketë takime për të përcaktuar ndarjen e përgjegjësive dhe funksioneve në qeverinë e re.

Pjesë nga intervista: 

Si është fryma e koalicionit? A ka mirkuptim?

Albin Kurti: Ka frymë mirëkuptimi, ka frymë bashkëpunimi. Lëvizja VV dhe LDK janë të destinuara për ta formuar qeverinë e re me një koalicion të përbashkët. Këtë gjë në fakt e ka vendosur populli i Kosovës, i cili votoi për ndryshim dhe jo vetëm kaq, por votoi që këtij ndryshimi ti prijë VV. Do dëshiroja që kjo të shkonte më shpejt, por këtë javë do ta kemi takimin në njërën anë për të harmonizuar programin dhe projektet e përbashkëta dhe në anën tjetër për të përcaktuar ndarjen e përgjegjësive dhe funksioneve në qeverinë e re.

Nëse nuk iu hapet videoja klikoni për ta parë në Youtube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat