Lajm i keq për Fatmir Limajn: Ja kush e thotë se partia e tij nuk e kalon pragun

Aktuale

Lajm i keq për Fatmir Limajn: Ja kush e thotë se partia e tij nuk e kalon pragun

Nga: N.H Më: 15 tetor 2019 Në ora: 22:32
Fatmir Limaj

Ani pse u raportua se koalicioni Nisma Socialdemokrate-Aleanca Kosova e Re numërojnë 5.02 për qind të votave të fituara pas rinumërimit të 82.49 për qind të votave nga 314 vendvotime, në orët e vona nga Lëvizja Vetëvendosje vjen një lajm jo i mirë në drejtim të Fatmir Limajt.

Sipas burrit të Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi, që është zyrtar i Lëvizjes Vetevendosje, ka thënë se kjo parti (Nisma), nuk e kalon pragun e zgjedhjeve, dhe kësisoj kjo e fundit nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e ardhshme.

“Nuk e kalon. Natën e mirë”, ishin fjalët e Krasniqit, duke aluduar në Nismën Socialdemokrate, përcjell gazeta “Bota sot”.

Kujtojmë se lidhur me këtë rezultat, zëdhënësi për media i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se KQZ është duke publikuar në uebsajtin e saj rezultatet e rinumërimit të 314 vendvotimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat