Milaim Zeka: Nëse Kurti nuk i merr këto tri ministri atëherë nuk mund të bëjë asgjë

Aktuale

Milaim Zeka: Nëse Kurti nuk i merr këto tri ministri atëherë nuk mund të bëjë asgjë

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 00:51
Milaim Zeka

Zeka ndër të tjera ka folur edhe për ndarjen e ministrive mes dy subjekteve fituese në zgjedhje. Ka pasur deklarata të ndryshme pasi që Rexhep Selimi mbrëmë tha që ministria e drejtësisë dhe e mbrojtjes i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje dhe kjo nuk negociohet. Edhe Zeka ka diçka për të thënë për këtë.

“Nëse Albin Kurti nuk i merr ministritë e Drejtësisë, Financave dhe të brendshme atëherë nuk mund të i shtyjë proceset përpara, nuk mund të bëjë asgjë”, ka thënë Zeka.

Gjithsesi ai ka shtuar se qeveria e ardhshme nuk mund të merret me problemet që i prekin qytetarët pasi që duhet që të koncentrohet tek dialogu me Serbinë.

“Kjo qeveri nuk mund të merret me zgjidhjen e problemeve emergjente të Kosovës siç janë uji, rryma, spitalet, shkollat etj… kjo për shkak se do të jetë qeveri e dialogut”, shtoi Zeka.

Tutje ai thotë se Kurti nuk do shantazhohet në dialog dhe pret që ai të jetë i vendosur në takime.

“Unë e njoh Albinin, ai nuk i nënshtrohet askujt madje as ndërkombëtarëve. Druhem se ai mund të përballet me një skenar të dhimbshëm që të mos hipë fare në postin e kryeministrit për shkak të kësaj”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat