Lamtumirë INTERPOL!

Aktuale

Lamtumirë INTERPOL!

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 08:15
Foto ilustrim

Dy ditë para se Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it të vendoste nëse Kosova do të jetë pjesë e kësaj organizate ose jo, kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj ka tërhequr kërkesën e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL. Pas një fushate agresive kundër Kosovës, zyrtarë serbë një vendim të tillë e kanë quajtur fitore të tyre.

Me të filluar punimet e Asamblesë së Përgjithshme të organizatës më të madhe ndërkombëtare për bashkëpunim policor – INTERPOL, autoritetet kosovare kanë vendosur që ta tërheqin kërkesën për anëtarësim në këtë organizatë.

Kreu i Qeverisë në detyrë, Ramush Haradinaj, të martën i ka dërguar letër Asamblesë së INTERPOL-it, me të cilën e njoftoi këtë organ se Kosova po tërheq kërkesën për anëtarësim. Këtë gjë e ka konfirmuar Zyra e kryeministrit Haradinaj, që kanë njoftuar se votimi do të shtyhet për vitin e ardhshëm, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

“Duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, duke u bazuar në kompetencat si kryeministër në detyrë, sot kam kërkuar shtyrjen e votimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL për vitin e ardhshëm”, thuhet në përgjigjen nga Zyra e kryeministrit.

Ndërkohë ky vendim i Haradinajt erdhi pas intensifikimit të shtetit serb, të cilët me të filluar Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it ishin zotuar se do të bënin të pamundurën që të mos lejonin anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat