“Të gjithë i kemi ka 2-3 milionë euro”: Adios Xhavit Haliti

Aktuale

“Të gjithë i kemi ka 2-3 milionë euro”: Adios Xhavit Haliti

Nga: N.Sh Më: 16 tetor 2019 Në ora: 09:15
Xhavit Haliti

Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti i cili e ka pranuar publikisht se i ka dy – tre milion euro, këtë legjislaturë nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Haliti, i kishte thënë Adriatik Kelmendit se, secili sot i ka dy apo tre milionë euro pasuri.

Ishte kjo deklaratë që bëri bujë në media, por ndoshta edhe që ia humbi karrierën politike.

Kjo për faktin që në këtë legjislaturë ai nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për të u bërë deputet i Kosovës.

E pas kësaj, Haliti i vjen edhe përshëndetja nga prof. Dr. Binak Maxharraj, “adios”.

Postimi i plotë i Maxharrajt:

ADIOS XHAVIT HALITI.

Shefi i Shtabit të Rognerit, njeriu qe kurrë se pa luftën live te Kosovës, deputeti dhe Nënkryetari në të gjitha shtat Legjislaturat e Parlamentit të Kosovës duke e ba kokrrën e sefas, nuk do te shtyhet më me bërryla me deputet tjerë, nuk i ka ma ato "privilegje" te rrëmbyer ne emër te luftës, pa qenë kurrë në luftë.

Sepse këtij njeriut të pakurrizor populli i tha me 6 tetor mjaftë me e rope këtë shtet duke e mos votuar për deputet.

Pushofsh në paq ne opozitën e merituar se bashku me koleget tu te Klanit Pronto, dhe mos u këthefshit kur me ne karriget e Parlamentit te Kosovës.

Këtu nuk doli fotoja e Xhavit Halitit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat