Pamje nga aksioni në veri, vendi i mbushur nga Njësia Speciale

Aktuale

Pamje nga aksioni në veri, vendi i mbushur nga Njësia Speciale

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 09:19
Pamje nga aksioni në veri

Janë bërë edhe disa video nga aksioni i hershëm sot në veri. Në video shihen shumë pjesëtarë të Njësisë Speciale në këtë pjesë të vendit.

Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës ka zbarkuar në pjesën veriore të Mitrovicës. E gjithë kjo me një qëllim. Për arrestimin e disa personave të cilët ndërlidhen me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Për këtë rast janë arrestuar dy persona, njëri nga ta zyrtar serb i Policisë së Kosovës, ndërkohë një tjetër është në kërkim.

Lajmin ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Baki Kelani tha se personi i arrestuar është me inicialet R.B., ndërkohë tek i arrestuari i dytë policia ka gjetur edhe një armë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat