I shpëtoi aksionit të policisë, ja ku ndodhet Zhelko Bojiq

Aktuale

I shpëtoi aksionit të policisë, ja ku ndodhet Zhelko Bojiq

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 09:23
Policia e Kosovës gjatë aksionit të sotëm në veri të vendit

Policia e Kosovës gjatë aksionit të sotëm në veri të vendit, ka dështuar të arrestojë personin kryesor të kërkuar, shefin e operativës së policisë për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq.

Burime të sigurta të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ai ndodhet për pushime në qytetin e Budvas në Mal të Zi, dhe nuk ka qenë në dijeni rreth vendimit për t’u arrestuar.

Ndryshe, forcat policore gjatë aksionit të sotëm në veri të vendit kanë arrestuar djalin e tij, V.B., si dhe hetuesin policor Rade Basara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat